Të shtëna në një shkollë në Graz të Austrisë, së paku tetë të vrarë
(I plotësuar) Fillimisht, në mediat austriake u raportua për pesë të vrarë, por gazeta “Kronen Zeitung” tani raporton se numri i viktimave ka shkuar në tetë.
Dyshohet se sulmuesi ka hapur zjarr në dy klasë. Thuhet se ai u gjet më pas i vdekur në tualetin e shkollës.
Ai ishte nxënës dhe e thuhej se e konsideronte veten viktimë të bullizimit.
Përpos të vrarëve, raportohet se është edhe një numër dyshifror i të plagosurve.
Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë, Gerhard Karner, raportohet se është rrugës për në vendin e ngjarjes.
____________________
Së paku pesë persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.
Shumë njësite policore dhe njësi speciale janë dislokuar në vendin e ngjarjes, raporton gazeta austriake “Kronen Zeitung”.
Sipas të dhënave fillestare, autori i sulmit është qëlluar.
Sipas policisë, operacioni filloi rreth orës 10. Të shtëna armësh u dëgjuan brenda shkollës, tha policia.
Autoritetet janë duke e bastisur shkollën. Publikut i është kërkuar që ta shmangë zonën.
Gazeta arriti që të fliste me burrin e një mësueseje që ishte barrikaduar në një klasë me nxënësit e saj. Ajo tha se kishte dëgjuar disa të shtëna.
Prindërve të fëmijëve që arritën të iknin tani u është lejuar që t’i shohin ata. Nxënësit e lënduar po trajtohen në një spital lokal.
Ky sulm ndodhi pak para 10-vjetorit të sulmit të 20 qershorit të vitit 2015, kur tre njerëz ishin vrarë në të njëjtin qytet./Nacionale