Të shtëna me armë dhe shpërthime pranë Moskës në një sallë koncertesh, raportohet për dhjetra të vdekur - NACIONALE

Të shtëna me armë dhe shpërthime pranë Moskës në një sallë koncertesh, raportohet për dhjetra të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën dhjetra njerëz raportohet se janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar, sipas raportimeve jozyrtare, në "sulmin terrorist më të rëndë" në Rusi përgjatë viteve të fundit.

“The Guardian” raporton se të paktën tre persona me veshje kamuflazhi hapën zjarr, sipas agjencisë “Ria”.

“Tass” në anën tjetër, ka raportuar edhe për një shpërthim dhe një zjarr.

Sipas pamjeve, duket se salla e muzikes Crocus City është përfshirë nga flakët, derisa ka video edhe nga sulmi në sallën e koncerteve. Sipas këtyre pamjeve, shihen të paktën katër persona të armatosur duke hapur zjarr me armë automatike, derisa qytetarët kanë ikur në panik për të shpëtuar jetën.

Në një video, siç shkruan mediumi njohur, tre burra që kanë mbajtur armë të gjata, kaën qëlluar në një pikë të zbazët. Sulmuesit, raportohet se kanë pasur edhe eksploziv, pasi në video dëgjohen tinguj shpërthimi.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e ka quajtur këtë sulm një “tragjedi të madhe”. Të paktën 50 ambulanca kanë qenë në vendin e ngjarjes, pra ku ka ndodhur sulmi.

“Sulmuesit, pretendohet se fillimisht kanë hapur zjarr në hyrje të objektit gjatë një koncerti, kanë përdorur armë automatike, dhe më pas një zjarr filloi në objekt.” – kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Autoritetet ndërkaq, kanë thënë se të paktën pesë persona kanë marrë pjesë në sulm.

Raportimet e mediave ruse thonë se njësitë e policisë janë dërguar në zonën ku ka ndodhur sulmi, derisa qytetarët janë evakuuar.

Siç shkruan tutje “Guardian”, të shtënat në sallën e koncerteve kujtojnë një prej incidenteve më të rënda terroriste në Evropë, si sulmi në Bataclan të Parisit, në nëntor të vitit 2015.

Lajme të ngjashme