Aksidentohet autobusi në Norvegji: Të paktën tre të vdekur - NACIONALE

Aksidentohet autobusi në Norvegji: Të paktën tre të vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ka raportuar BBC.

Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të vendit.

Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin Åsvatnet, thanë autoritetet në një deklaratë për shtyp.

Sipas raportimeve, autobusi po transportonte 58 persona në momentin e aksidentit – shumë prej tyre, sipas policisë, janë shtetas të huaj.

Përveç viktimave, policia tha se katër persona janë plagosur rëndë.

Tre persona janë dërguar në Spitalin Stokmarknes me helikopter shpëtimi, ndërsa pasagjerët e tjerë janë dërguar në një shkollë aty pranë.

Të gjithë tashmë janë nxjerrë nga automjeti, sipas mediave lokale.

Ekipet e zjarrfikësve, ambulancave dhe policisë gjithashtu kanë qenë duke punuar në vendngjarje.

Kryeministri Jonas Gahr Støre e quajti aksidentin "një situatë shumë serioze" dhe tha se mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit.

Lajme të ngjashme