Të paktën 25 të vdekur e tetë të lënduar nga aksidenti dhe zjarri në një autobus në Indi - NACIONALE

Të paktën 25 të vdekur e tetë të lënduar nga aksidenti dhe zjarri në një autobus në Indi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një autobus u përplas dhe u kaplua nga zjarri, duke lënë të paktën 25 të vdekur në shtetin perëndimor indian, Maharashtra, në orët e hershme të së shtunës, thanë policia dhe zyrtarët.

“Autobusi ishte duke udhëtuar nga Nagpuri për në Pune, kur rreth orës 1 e 35 minuta hasi në një aksident në rrugën “Samruddhi Mahamarg, pas të cilit rezervuari i naftës i autobusit u kaplua nga zjarri”- tha policia lokale.

“Shumica e vdekjeve u shkaktuan nga djegia”- thuhet më tej, raporton agjencia “Reuters”.

Njëzet e pesë persona vdiqën dhe tetë u lënduan, sipas zëvendëskryeministrit rajonal të Maharashtras, Devendra Fadnavis.

Kryeministri shtetëror, Eknath Shinde, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shprehën ngushëllime dhe thanë se do të ofrojnë përkrahje financiare për secilën familje të viktimave me nga 700 mijë rupi (rreth 8 mijë e 500 dollarë).

Sipas një raporti të Bankës Botërore, India e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në aksidentet e trafikut. Edhe pse ka vetëm 1 për qind të automjeteve të botës, India ka 11 për qind të vdekjeve në aksidente rrugore, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme