Takimi ShBA – Rusi: Kush janë shtatë burrat në tavolinë? - NACIONALE

Takimi ShBA – Rusi: Kush janë shtatë burrat në tavolinë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë po zhvillojnë të martën një takim në Riad të Arabisë Saudite. Tashmë është publikuar një fotografi nga takimi. Kush janë shtatë zyrtarët që shihen aty?

Në krye të tavolinës janë dy zyrtarë të vendit pritës: ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, dhe këshilltari saudit për Siguri Kombëtare, Mosaad bin Mohammad Al-Aiban, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Në njërën anë të tavolinës janë zyrtarët amerikanë: sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, i shoqëruar nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Ëaltz, dhe emisari për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff.

Në anën tjetër, delegacioni rus: ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, i shoqëruar nga Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikë të jashtme. Ushakovi më parë ka shërbyer edhe si ambasador i Rusisë në Uashington.

Lajme të ngjashme