Takimi me Scholz, Biden vlerëson ndihmën e Gjermanisë për Ukrainën
Pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën, "ka bërë një botë ndryshimesh" gjatë luftës.
"Ju u ngritët dhe ofruat mbështetje kritike ushtarake dhe ju e dini, unë do të argumentoja se përtej mbështetjes suaj ushtarake, mbështetja morale që ju u keni dhënë ukrainasve ka qenë e thellë. Dhe ju keni nxitur ndryshime historike. Unë e di se nuk ka qenë e lehtë, shumë e vështirë për ju,"- ka thënë Biden.
Ai më tej ka shtuar se në këtë mënyrë, aleanca e NATO-s, po bëhet më e fortë dhe me aftë.
Ndërkohë, Scholz është shprehur se Gjermania do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të ketë nevojë.
"Ky është një vit shumë, shumë i rëndësishëm për shkak të kërcënimit shumë të rrezikshëm për paqen që vjen nga pushtimi i Ukrainës, dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ne vepruam së bashku, që ne u organizuam së bashku, dhe që ne e bëmë atë të mundshme që të mund të japim mbështetjen e nevojshme për Ukrainën gjatë gjithë kësaj kohe,"- është shprehur Scholz, duke shtuar se ndjen që partneriteti transatlantik është në" formë shumë të mirë ".
Kujtojmë se në fillim të muajit, Gjermania dhe ShBA ishin në debat për dërgimin e tankeve në Ukrainë, por më pas të dyja vendet njoftuan se janë dakorduar për dërgimin e tyre, pas një presioni të madh që iu bë Gjermanisë.

