Sunaku dhe Ministria e Mbrojtjes kundër deklaratës së gjeneralit britanik: S’ka plane për rekrutim - NACIONALE

Sunaku dhe Ministria e Mbrojtjes kundër deklaratës së gjeneralit britanik: S’ka plane për rekrutim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria britanike ka dalë kundër një paralajmërimi të komandantit të forcave të armatosura se populli duhet të jetë i përgatitur për t’i rrokur armët për një luftë të mundshme kundër Rusisë së presidentit Vladimir Putin, pasi, sipas tij, ushtria profesioniste e sotme është shumë e vogël.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se shefi i qeverisë nuk pajtohet me komentet e Gjeneral Sir Patrick Sanders-it në një fjalim të mërkurën dhe u detyrua që të këmbëngulte se nuk do të ketë kthim të shërbimit kombëtar, i cili ishte hequr më 1960, raporton gazeta “The Guardian”.

Duke folur në një konferencë ushtarake, komandanti i ushtrisë britanike e përshkroi popullin e vet si pjesë e një “gjenerate të paraluftës” që mund të detyrohet ta përgatisë veten për të luftuar në një luftë kundër një Rusie gjithnjë më agresive. Ai e përmendi shembullin e Suedisë, shtet që porsa ka kthyer në fuqi një formë të shërbimit kombëtar, përderisa po i afrohet anëtarësimit në NATO.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e distancoi veten nga fjalimi i komandantit, i cili ishte publikuar nga ushtria britanike në emër të gjeneralit të lartë, që pritet të largohet nga kjo pozitë në verë.

Para se ushtaraku Sanders ta mbante fjalimin, Ministria e Mbrojtjes lëshoi një sqarim, duke thënë se nuk kishte plane për ta mbrojtur kthimin e shërbimit kombëtar.

“Ushtria britanike ka një traditë me krenari e të qenët forcë vullnetare dhe nuk ka absolutisht asnjë sugjerim për një kthim të rekrutimit”- tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se 50 miliardë funte po investohen në ushtri gjatë këtij viti.

Lajme të ngjashme