Sulmohet autobusi izraelit në Bregun Perëndimor, vritet një fëmijë - NACIONALE

Sulmohet autobusi izraelit në Bregun Perëndimor, vritet një fëmijë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë 10-vjeçar është qëlluar për vdekje dhe disa persona të tjerë janë plagosur nga një sulm që në shënjestër kishte një autobus në Bregun Perëndimor të mërkurën natën vonë. Autobusi ishte nisur drejt Jerusalemit.

Fëmija ishte dërguar në gjendje kritike në spitalin “Ein Kerem” në Jerusalem, ku mjekët e shpallën të vdekur të enjten herët pas përpjekjeve intensive për ta shpëtuar. Më vonë, ai u identifikua si Yehoshua Aharon Tuvia Simha nga vendbanimi Beitar Illit, prej ku ishte nisur autobusi, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Tre persona u plagosën gjatë sulmit: një grua pësoi lëndime mesatare, ndërsa dy persona të tjerë vetëm lëndime të lehta.

Autobusi u sulmua nga një person i armatosur në një udhëkryq afër qytezës palestineze, al-Khader, tha ushtria izraelite.

Në një video të incizuar pak pas sulmit shihen pasagjerët duke ikur nga autobusi, pasi kishin arritur në pikën e kontrollit, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë nxituan drejt automjetit nën zhurmën e të shtënave.

Lajme të ngjashme