Sulmi në Gjermani, Kurti: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me Gjermaninë.
“Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju.” – ka shkruar Kurti.