Sulm rus me raketa në Chernihiv të Ukrainës, 14 të vrarë - NACIONALE

Sulm rus me raketa në Chernihiv të Ukrainës, 14 të vrarë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Një sulm rus me raketa ka lënë 14 persona të vrarë në qytetin verior ukrainas, Chernihiv, sipas zyrtarëve të këtij shteti.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha se 60 persona të tjerë janë lënduar nga sulmi që goditi një ndërtesë 8-katëshe në një zonë me popullsi të dendur, raporton televizioni BBC.

Tri raketa kishin rënë afër qendër së qytetit, thanë zyrtarët. Sulmi erdhi disa orë pas raportimeve për një sulm ukrainas ndaj një fushe ajrore ruse në Krimenë e pushtuar.

Hollësitë nuk janë vërtetuar ende, edhe pse në rrjete sociale është shpërndarë një video e një zjarri në fushën ajrore në Dzhankoi, në pjesën veriore të Krimesë.

Në Chernihiv, kryetari në detyrë, Oleksandr Lomako, tha se një ndërtesë kishte pësuar goditje të drejtpërdrejtë nga njëra prej raketave ruse dhe disa kate ishin dëmtuar.

Zyra presidenciale në Kiev tha se katër ndërtesa të tjera të larta, një spital, dhjetëra vetura dhe një institucion i arsimit të lartë u dëmtuan nga sulmi.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se dy fëmijë janë në mesin e viktimave dhe se policia po kërkonte nën rrënoja për viktima të tjera.

Lajme të ngjashme