Sulm me thikë në Gjermani, dy të vrarë e tre të plagosur seriozisht - NACIONALE

Sulm me thikë në Gjermani, dy të vrarë e tre të plagosur seriozisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë dhe një grua u vranë gjatë një sulmi me thikë në një ndërtesë banimi në Brandenburg të Gjermanisë të hënën në mëngjes.

Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, tre persona janë plagosur seriozisht.

Të dyshuar për krimin janë dy burra, 24 e 27 vjeç. Ata tashmë janë arrestuar, raporton gazeta e njohur gjermane.

I dyshuari 27-vjeçar thuhet se është në mesin e të plagosurve seriozisht.

Thuhet se krimi ka ndodhur në “mjedis familjar”. Një dëshmitar e thirri policinë pak para orës 10:00.

Raportohet se disa autoambulanca dhe mjekë të urgjencës si dhe një helikopter shpëtimi janë pjesë e operacionit në distriktin Biesendahlschof.

Lajme të ngjashme