Stoltenberg: Ukraina më afër anëtarësimit në NATO si kurrë më parë
Sekretari amerikan i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se anëtarësimi i Suedisë në NATO, tregon se Vladimir Putin ka dështuar me luftën në Ukrainë.
‘Invazioni i Kremlinit, jo vetëm që ka përshpejtuar hyrjen e kombeve si Suedia dhe Finlanda nën ombrellën e NATO-së, por tani ‘Ukraina është më afër se kurrë për t’u anëtarësuar në NATO”, tha Stoltenberg.
Komentet e tij u bë në ditën kur flamuri suedez, do të hyjë në radhën e flamujve të tjerë shtetërorë që janë pjesë e NATO-së.
“Kur presidenti Putin filloi pushtimin në shkallë të gjërë, para dy vjetësh, ai donte që ta dobësonte NATO-në dhe donte më shumë kontroll mbi fqinjët e tij. Ai kërkonte shkatërrimin e Ukrainës si shtet sovra, por ai dështoi”, tha Stolteberg, citohet nga AFP, përcjell Nacionale.
‘Nato është më e madhe dhe më e fortë”, tha ai.
Borrell: Europa ta rris industrinë mbrojtëse
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ‘shtetet evropiane duhet të rrisin kapacitetin mbrojtësh si dhe të ndihmojnë Ukrainën me armë’.
‘Na duhet të rrisim industrinë mbrojtëse dhe bazën teknologjike. Kjo nuk kishte ndonjë sens para luftës së Rusisë në Ukrainë, por tani ka”, tha ai.