S’pajtohen me rregullat e reja për raportim, gazetarët largohen nga Pentagoni
Dhjetëra reporterë i dorëzuan kartelat për qasje dhe dolën nga Pentagoni të mërkurën, pasi nuk u pajtuan me kufizimet ndaj punës së tyre, të vendosura nga administrata e presidentit Donald Trump.
Mediat ishin pothuajse të njëzëshme në kundërshtimin e rregullave të reja të vendosura nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, me të cilat gazetarët do t’i shpërfaqeshin rrezikut të përjashtimit, nëse do të synonin të raportonin për të dhëna – të klasifikuara ose jo – që nuk janë të miratuara nga Hegsethi për t’u publikuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Udhëheqësit e vendit i kanë quajtur “të logjikshme” rregullat e reja për ta mbështetur rregillimin e një shtypi “shumë pengues”.
Është e paqartë se çfarë efekti do të kenë në praktikë rregullat e reja, edhe pse mediat u zotuan se do ta vazhdojnë mbulimin e fuqishëm të ngjarjeve rreth ushtrisë.
🇺🇸 Journalists left earlier today from the Pentagon after almost all media outlets refused to sign Secretary of War Pete Hegseth’s new press "pledge." pic.twitter.com/HrwSngnVVt
— Gabriela Iglesias🇺🇲 (@iglesias_gabby) October 16, 2025