Sot priten protesta në mbarë Francën kundër Le Penit - NACIONALE

Sot priten protesta në mbarë Francën kundër Le Penit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Protesta pritet që të mbahen në mbarë Francën të shtunën, pasi kundërshtarët e kandidates së të djathtës ekstreme për presidente të vendit, Marine Le Pen, po synojnë të formojnë një front të përbashkët që t’ia pamundësojnë asaj fitoren në balotazhin e 24 prillit kundër presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron.

Policia franceze ka paralajmëruar për incidente të mundshme, pasi protestuesit pritet të grumbullohen në rreth 30 qytete, raporton agjencia “Reuters”.

Macron-i, politikan që e përkrah Bashkimin Evropian, kishte fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 duke e mposhtur me lehtësi të njëjtëjn kundërkandidate, pasi votuesit i kishin ofruar përkrahje në rundin e dytë për ta mbajtur jashtë pushtetit të djathtën ekstreme.

Këtë vit, në rundin e parë të zgjedhjeve të së dielëns triumfuan kandidatët e njëjtë, por Macron-i tash përballet me një sfidë shumë të më vështirë.

Ai është në epërsi të vogël në anketa, por para rundit të parë të zgjedhjeve të 10 prillit, Le Pen me sukses u ndërlidh me zemërimin e francezëve për koston e lartë të jetesës dhe me përshtypjen se Macron-i nuk është i lidhur me vështirësitë e përditshme. Ajo mori 23.1 për qind të votave, ndërsa presidenti i tanishëm 27.85 për qind.

Siqofotë, ajo u duk më nervoze këtë javë, pasi përqendrimi i publikut është kthyer nga programi i saj dhe anketat kanë treguar se Macron-i e ka thelluar epërsinë. Sipas një ankete nga “IPSOS-Sopra-Steria” të premten, presidenti i tanishëm do të fitojë me 56 për qind të votave.

Macron-i e ka marrë përkrahjen e ish-presidentëve francezë, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande. Qindra figura të njohura në Francë gjithashtu i kanë dhënë përkrahje presidentit të tanishëm me qëllim që kandidates së të djathtës ekstreme t’i pamundësohet marrja e pushtetit.

Le Pen dallohet për qëndrimet e saj kundër emigrantëve dhe për skepticizmin për Bashkimin Evropian. Kundërshtarët politikë thonë se programi i saj është plot gënjeshtra dhe premtime të rreme, por ajo i ka mohuar akuzat./Nacionale

Lajme të ngjashme