Smithi lëshon fletëthirrje për disa agjentë të Shërbimit Sekret në hetimin ndaj Trumpit - NACIONALE

Smithi lëshon fletëthirrje për disa agjentë të Shërbimit Sekret në hetimin ndaj Trumpit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hetuesi i posaçëm, Jack Smith, ka lëshuar fletëthirrje për disa agjentë të Shërbimit Sekret të ShBA-së të lidhur me hollësitë e sigurisë së ish-presidentit Donald Trump, sipas një burimi të afërt me situatën.

Fletëthirrjet janë pjesë e hetimit të Smithit për trajtimin e të dhënave të klasifikuara nga Trumpi në rezidencën e tij, “Mar-a-Lago”, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, raporton “ABC News”.

Dhënie e dëshmive nga agjentët sekretë pritet të bëhet në javët e ardhshme. Zyra e hetuesit të posaçëm refuzoi që ta komentonte çështjen.

Pas vendimit të Trumpit për të garuar për mandatin e dytë si president i ShBA-së, hetuesi i posaçëm u emërua në nëntor nga prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, për t’i hetuar trajtimin e të dhënave të klasifikuara në rezidencën e ish-presidentit dhe përpjekjet për zhbërjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Në mesin e atyre për të cilët Smithi ka lëshuar fletëthirrje më parë janë ish-nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ish-shefi i stafit të Trumpit, Mark Meadoës, dhe përfaqësuesi ligjor, Evan Cochran.

Lajme të ngjashme