Sllovenia heq rrethojën e saj kufitare me Kroacinë - NACIONALE

Sllovenia heq rrethojën e saj kufitare me Kroacinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sllovenia thotë se rrethoja pre 200 kilometrash në kufirin e saj me Kroacinë për të penguar emigrantët nuk e ka përmbushur qëllimin e saj, andaj do të hiqet.

Rrethoja u vendos gjatë krizës së migracionit në Evropë të vitit 2015 dhe mbulon rreth një të tretën e kufirit midis dy vendeve.

"Rrethoja nuk e ka përmbushur qëllimin e saj, i cili ishte të dekurajonte ata që do të donin të kalonin kufirin," tha kryeministri i ri i Sllovenisë, Robert Golob, i cili e bëri heqjen e pengesës pjesë të fushatës së tij të fundit zgjedhore.

Numri i të ardhurve të paligjshëm është rritur që nga fillimi i vitit, shtoi Golob.

Përveç kësaj, organizatat e të drejtave të njeriut dhe policia kanë paralajmëruar se për shkak të pranisë së pengesës, shumë emigrantë të paligjshëm tani marrin rrugë më të rrezikshme për të hyrë në Slloveni.

Golob u inaugurua muajin e kaluar pasi partia e tij e vogël liberale Lëvizja e Lirisë (GS) fitoi në zgjedhjet parlamentare në prill.

Ai u zgjodh me premtimin për rivendosjen e “normalitetit” dhe demokracisë, pas mandatit të paraardhësit të tij Janez Jansa.

Jansa, një aleat i liderit hungarez Viktor Orban, kishte mbrojtur vendosjen e kësaj rrethoje dhe mjeteve të tjera që synonin të pengonin emigrantët të hynin në tokën sllovene.

Kushtet në qendrat e pritjes së azilkërkuesve janë "të mjerueshme", tha Golob, i cili paralajmëroi masa për përmirësimin e tyre dhe përshpejtimin e procesimit të kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme