Siria arreston tre të dyshuar për lidhje me masakrën famëkeqe të Tadamonit - NACIONALE

Siria arreston tre të dyshuar për lidhje me masakrën famëkeqe të Tadamonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forcat e sigurisë në Risi thanë të hënën se arrestuan tre persona të përfshirë në ekzekutimin e qindra civilëve nga forcat qeveritare në Damask më 2013, dy vjet pas fillimit të luftës civile 13-vjeçre.

Dhjetëra automjete të policisë u rreshtuan në rrugët e Tadamonit, periferi e Damaskut afër kampit të refugjatëve palestinezë “Yarmouk”, ku forcat e sigurisë i kryen arrestimet në të njëjtat rrugë që dikur ishin dëshmitare të ekzekutimeve masive, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Në vitin 2022, një video e rrjedhur e datës 16 prill 2013 dukej se përmbante pamje të rënda të ekzekutimeve. Në pamje shihen anëtarë të famëkeqes Dega 227 e Inteligjencës Ushtarake duke renditur një varg prej 40 të burgosurish me sy të lidhur e me duar të lidhura prapa shpinës. Një nga një, të armatosurit i shtynin ose i shqelmonin të burgosurit drejt një grope të mbushur me goma të vjetra, duke i qëlluar ata me armë gjatë rrëzimit.

Njëri nga tre burrat e arrestuar është Monzer Al-Jazairi, banor i lagjes Zaira dhe ish-operativ në sigurinë ushtarake që operonte para rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.

I rrethuar nga pjesëtarët e forcave të sigurisë, Al-Jazairi tregoi se si forcat e tij i sillnin të ndaluarit e arrestuar në pika kontrolli në grupe brenda ndërtesave, i qëllonin me armë dhe i vrisnin e më pas i hidhnin në erë ndërtesat. Sipas vlerësimit të tij, ai dhe kolegët e tij kanë vrarë rreth 500 njerëz.

Është e paqartë nëse ai foli nën detyrim apo në mënyrë vullnetare.

Paralajmërim: Pamje të ndjeshme!

Lajme të ngjashme