Si shënohet dita e 1 prillit në mbarë botën - NACIONALE

Si shënohet dita e 1 prillit në mbarë botën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjë që nuk njeh kufij kulturor është dëshira njerëzorë për të bërë disa mashtrime të vogla.

Dita e 1 prillit, e njohur ndryshe si dita e gënjeshtrave ka një histori globale ku festohet me mashtime “të buta”. E ndërsa nuk dihet unanimisht dita e gënjeshtrave, historianët janë të sigurt se romakët e lashtë, evropianët perëndimorë dhe njerëzit nga ishujt britanik kanë pasur lidhje me të.

Francë

Në këtë ditë në Francë mund të terrorizoheni me peshq. Ngjitja e një peshku prej letre në kurrizin e njerëzve të tjerë shoqërohet me frazën “Poisson d’Avril”, që do të thotë “Peshku i Prillit”.

Është mjaft interesante që peshqit konsiderohen gjithashtu një simbol me fat në shumë zona të botës dhe janë të rëndësishëm në shumë tradita.

Amerikë Latine

Pjesa më e madhe e Amerikës Latine e feston "El Dia de los Inocentes", ose "Dita e të Pafajshmëve", një festë katolike e fund dhjetorit që disi është bërë një ditë shakash. Pra, për këto kultura, dita e shakave është 28 dhjetori. Megjithatë, në Brazil, 1 Prilli është ende dita e zgjedhjes së shakave dhe ata e quajnë "Dia das Mentiras" ose "Dita e Gënjeshtrave.”

Spanjë

Në një pjesë të Spanjës, në ditën e 1 prillit bëhet luftë me ushqime. Në Ibi, Alicante, shënohet "El Dia de los Inocentes" (e njohur ndryshe si Dita e Gënjeshtrave të Prillit) duke pasur një luftë ushqimore në të gjithë qytetin, të kompletuar me strategji ushtarake dhe njohuri historike. Tradita "Els Enfarinat" thuhet se është më shumë se 200 vjeçare dhe përfshin një "marrëveshje" të stilit ushtarak të qytetit, ku sundimtarët e rinj mund të krijojnë ligje të çuditshme që të tjerët duhet t'u binden. Nëse nuk e bëjnë, ata "gjobiten" dhe paratë shkojnë për bamirësi. Dita shënohet me pak hedhje mielli e pak vallëzim.

Skoci

Në Skoci, është thjesht ... shumë. Atje nuk mjafton një ditë, historikisht “torturat” pra festimet e kësaj dite zgjasin më shumë. Së pari, është Hunt the Goëk Day, e cila në fakt nuk është aq ogurzezë sa duket. "Goëk" është termi për një lloj zogu, por është gjithashtu zhargon për "budalla" dhe në këtë ditë, skocezët shakatarë bëjnë shakatë e tyre. Pastaj vjen “dita e talie”, që shënohet me ngjitjen e nje shenje në shpinën e dikujt.

Kosovë

Në vendin tonë, dita e 1 prillit po ashtu shënohet me gënjeshtra a mashtrime “të padëmshme” që u bëhen familjarëve apo shoqërisë.

Lajme të ngjashme