Si e vrau Putini shtypin e lirë të Rusisë? - NACIONALE

Si e vrau Putini shtypin e lirë të Rusisë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, stafi i kanalit të fundit televiziv të pavarur rus, TV Rain, i njohur gjithashtu si Dozhd, u mbyll vetë.

E ulur në tavolinën e lajmeve, drejtoresha e përgjithshme dhe bashkëthemeluese e televizionit, Natalia Sindeeva - një sipërmarrëse e ashpër mediatike, njoftoi se kanali po mbyllej, ajo mori frymë dhe tha:

"Ne kemi nevojë për forcë për të nxjerrë frymën dhe për të kuptuar se si të punojmë më tej. Shpresojmë shumë të kthehemi në transmetim dhe të vazhdojmë punën tonë”.

Stacioni ishte tashmë zyrtarisht i bllokuar nga rregullatorët e Rusisë, por kishte vazhduar të transmetonte përmes YouTube, shkruan CNN.

Imazhi në ekran u pre me një pamje të stafit të bashkuar nga vende të ndryshme përmes një telefonate në Zoom. Ndërsa, stafi tjetër i gjendur në studio, u bashkua rreth tavolinës së lajmeve pas drejtoreshës.

Transmetimi i fundit i TV Rain përfundoi me drejtoreshën, Sindeeva duke thënë "jo luftës" ndërsa i gjithë stafi u largua nga seti.

Fjala "luftë" u bë një shkelje e një ligji të ri i cili ndalon mediat që veprojnë në Rusi të përdorin fjalët "luftë", "sulm" ose "pushtim" për të përshkruar vendimin e presidentit Vladimir Putin për vendosjen e forcave ushtarake kundër Ukrainës. Në vend të kësaj duhet të përdoret fraza "operacion special ushtarak".

Shprehja "jo luftës!" është bërë thirrje e tubimit të rusëve, të cilët rrezikojnë edhe arrestimin brutal gjatë protestave në rrugët e qyteteve anembanë vendit.

Ndërsa punonjësit e TV Rain u larguan nga studioja, kanali filloi transmetimin e filmit bardh e zi të baletit të Çajkovskit "Liqeni i Mjellmave", ashtu siç bëri televizioni sovjetik gjatë grushtit të shtetit të vitit 1991 kundër Presidentit Mikhail Gorbachev, vdekjes së kryeministrit sovjetik Leonid Brezhnev dhe në momente të tjera destabilizuese.

TV Rain ka qenë prej vitesh në qendër të Kremlinit.

Në vitin 2014, ky televizion realizoi një anketë në internet duke pyetur shikuesit nëse, gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria sovjetike duhet ta kishte lënë Leningradin t'i dorëzohej gjermanëve në mënyrë që të shmangte afërsisht një milion vdekjet të cilat erdhën si shkak i bllokadës naziste të qytetit.

Atëkohë, prindërit e Putinit i mbijetuan bllokadës së Leningradit ndërkohë që qeveria e tij ishte e zemëruar që një demonstrim kaq i shenjtë trimërie po vihej në dyshim. Pas kësaj, operatorët kabllorë larguan transmetimet e TV Rain, duke çuar në një humbje të madhe të të ardhurave.

Si përfundim, TV Rain ishte në gjendje të vazhdonte transmetimin e lajmeve, por vazhdoi të zemëronte Kremlinin me mbulimin e protestave antiqeveritare dhe aktiviteteve kundër korrupsionit të kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny.

Në verën e vitit 2021, ky televizion u shpall zyrtarisht "agjent i huaj" dhe i’u kërkua të përfshinte një njoftim në çdo transmetim dhe në çdo raport në uebsajt me fjalët: "Ky material krijohet dhe (ose) shpërndahet nga një masmedia e huaj, duke kryer funksionet e një agjenti të huaj dhe (ose) një personi juridik rus i cili kryen funksionet e një agjenti të huaj."

Ndërkohë, edhe një media tjetër kyesore e lajmeve, radiostacioni Echo of Moscow, gjithashtu u mbyll.

Ky stacion ka një histori që daton nga tentativa e dështuar e grushtit të shtetit të vitit 1991 kundër Gorbaçovit, ku me guxim vazhdoi transmetimin kundër puçit. Sinjali i tij u dëgjua nga 1.8 milionë njerëz në shumë qytete ruse dhe u transmetua nga filialet në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik.

Nën kryeredaktorin e famshëm, Alexey Venediktov, stacioni përballoi përpjekje të shumta të qeverisë për ta mbyllur atë.

Venediktov - një gazetar energjik me flokë gri të egër, i aftë në navigimin e rregulloreve të medias qeveritare dhe me disa miq në administratën presidenciale - gjeti mënyra për të vazhduar transmetimin.

Kjo mënyrë, përfshinte një marrëveshje me anë të së cilës lejonte, Gazprom Media të bëhej aksioneri i saj kryesor dhe në transmetim, balancoi diskutimet e tij liberale me më shumë komente miqësore për Kremlinin.

Megjithatë, kjo mënyrë nuk funksioni për të mbuluar luftën në Ukrainë.

Ashtu si TV Rain, Echo of Moscow u akuzua për "thirrje për aktivitete ekstremiste dhe dhunë" dhe për ndarjen e "informacioneve qëllimisht të rreme në lidhje me veprimet e personelit ushtarak rus në Ukrainë".

Gazeta Novaya, një zë kryesor liberal, është ende duke funksionuar në internet, por redaktori i saj, Dmitry Muratov - i cili ishte bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqen vitin e kaluar - ka vendosur të mos raportojë për konfliktin në Ukrainë.

Ndërkohë, gazetarja dhe autorja investigative Yevgenia Albats, e cila është redaktore e revistës së përjavshme politike The New Times, tha se është shumë herët për të "qarë për profesionin tonë".

Duke folur me kolegët e saj gazetarë pas mbylljes së TV Rain dhe Echo of Moscow, ajo tha: "Ose ne vazhdojmë punën tonë, pavarësisht nëse shkruajmë në publikimet tona apo në mediat sociale ose, nuk e di, në një pjesë letre të cilën do ta ngjisim në muret e ndërtesave, neve na kërkohet të bëjmë punën tonë.”

Zërat kundërshtues të luftës mund të përhapen në disa faqe të mediave sociale dhe aplikacione të tjera, por me bllokimin e Facebook në Rusi kjo do të jetë më e vështirë.

Edhe pse të rinjtë rusë kanë braktisur televizionin, i cili tani kontrollohet totalisht nga qeveria dhe është i mbushur me propagandë pro luftës. Ata janë në internet, duke marrë lajme dhe informacione nga burime të tjera.

Vlogeri Yuri Dud, kanali i të cilit në YouTube ka më shumë se 9.8 milionë abonentë, është marrë me temën e pushtimit të Rusisë dhe nuk është shmangur nga përdorimi i fjalës "luftë" në diskutimin e tij të fundit me romancierin më të njohur bashkëkohor rus, Boris Akunin.

Vetëm disa ditë pasi Putin nisi pushtimin e tij në Ukrainë, rregullatori federal i internetit të Rusisë bllokoi Twitter-in dhe aplikacionet e Apple dhe Google. Gjithashtu u bllokuan uebsajtet ruse të BBC-së, Deutsche Welle të Gjermanisë, Meduza, si dhe disa faqe interneti të financuara nga ShBA-ja.

Në po të njëjtën ditë, parlamenti rus miratoi një ligj që e shpalli përhapjen e "informacionit të rremë" për ushtrinë ruse, me shkelje të dënueshme deri në 15 vjet burg.

Lajme të ngjashme