Shuhet në moshën 96-vjeçare arkitekti legjendar, Frank Gehry - NACIONALE

Shuhet në moshën 96-vjeçare arkitekti legjendar, Frank Gehry

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Frank Gehry, i vlerësuar si njëri nga arkitektët me më së shumti ndikim në shekullin e fundit, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Gehry njihej për stilin e tij eksperimentues e avantgard në arkitekturë. Famën e fitoi në vitin 1997 me dizajnimin e Muzeut Guggenheim në Spanjë, raporton televizioni BBC.

“Gehry ka lënë pa dy vajza nga martesa e tij e parë, Leslie dhe Brina; bashkëshorten Berta Isabel Aguilera dhe dy djemtë e tyre, Alejandro dhe Samuel”, that ë premten shefja e stafit të tij, Meaghan Lloyd.

I lindur në Toronto të Kanadasë më 1929, Gehry ishte vendosur më pas në Los Angeles si adoleshent për ta studiuar arkitekturën në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Pasi e kishte hapur kompaninë e vet, ai i la anash parimet tradicionale të simetrisë, duke përdorur forma dhe materiale jokonvencionale në një stil që tani njihet si dekonstruktivizëm.

Vepra e tij në Bilbao të Spanjës i solli shumë kërkesa. Më vonë e hartoi dizajnin e ndërtesës së Fondacionit Louis Vuitton në Paris dhe Kullën Gehry në Gjermani.

Lajme të ngjashme