Shtrohet në spital Silvio Berlusconi, ndodhet në terapi intensive
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano.
Sipas raportimeve të shtypit italian, 86-vjeçari është shtruar të intensivë, në repartin e kardiologjisë së spitalit.
Rai News ka raportuar se ai ishte dërguar në spital pas kishte pësuar një “gulçim” dhe se gjendja e tij aktualisht është e qëndrueshme.
Berlusconi, partia e të cilit Forza Italia është në koalicionin qeverisës, ishte liruar nga i njëjti spital të premten, pasi u ishte nënshtruar disa kontrollove rutinë.
Ai më parë kishte ndarë një fotogarfi nga shtëpia e tij ku kishte treguar se ishte i “gatshëm si gjithmonë për punë, për vendin që e dua”.
Manjati miliarder i medias, i cili ka drejtuar tre qeveri italiane midis fillimit të viteve 1994 dhe 2011, ka pasur disa episode të sëmundjes në vitet e fundit.
Në vitin 2016, ai i ishte nënshtruar një operacioni për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës dhe ishte shtruar në spital me Covid-19 në shtator 2020. Më pas ai kishte vuajtur nga një sëmundje e vazhdueshme që lidhet me virusin, një përvojë që ai e ka përshkruar si "më e keqja e jetës sime".
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar Berlusconin që të bëjë fushatë për zgjedhjet e përgjithshme në shtator të vitit të kaluar, rezultati i të cilave pa që partia e tij të fitonte pushtetin në koalicion me Vëllezërit e Italisë të kryeministres Giorgia Meloni dhe Lidhjen e Matteo Salvinit.
