Shtatë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza - NACIONALE

Shtatë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtatë njerëz u vranë të premten nga sulmet në Gaza të premten raporton agjencia AFP, duke e cituar agjencinë e mbrojtjes civile.

Pesë njerëz u vranë, pasi shkolla “Halima al-Saadia” u godit nga një sulm izraelit në Jabalia al-Nazla, në pjesën veriore të Gazës, shkruan gazeta “The Guardian”.

Agjencia e mbrojtjes civile gjithashtu raportoi për dy të vrarë në sulme të tjera në Qytetin Gaza dhe në Khan Younis.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, e cila rishtazi i ka zgjeruar operacionet ushtarake në mbarë enklavën palestineze.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se ushtarët e saj ishin duke operuar në atë zonë, duke shpërbërë “objekte të infrastrukturës terroriste, mbi dhe nën tokë” dhe duke konfiskuar “armë dhe pajisje ushtarake”.

Më tej, ushtria izraelite tha se trupat e saj më herët këtë javë kishin vrarë dy anëtarë të Xhihadit Islam, grup i armatosur palestinez që ka luftuar krahas Hamasit në Gaza.

Lajme të ngjashme