Shtatë të vdekur e tre të zhdukur nga vërshimet e rrëshqitja e dheut në Kore Jugore - NACIONALE

Shtatë të vdekur e tre të zhdukur nga vërshimet e rrëshqitja e dheut në Kore Jugore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtatë persona kanë vdekur e tre të tjerë janë zhdukur, ndërsa shtatë njerëz janë lënduar e mijëra janë zhvendosur për shkak të vërshimeve, rrëshqitjes së dheut e rrjedhjes së ujit nga një digë në Kore Jugore, sipas zyrtarëve të këtij shteti.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurisë, deri në orën 11 paradite, 1.567 njerëz ishin zhvendosur në tërë vendin dhe se numri mund të rritet, sepse uji e ka kaluar pengesën e një dige në provincën e Chungcheong-ut Verior, raporton agjencia “Reuters”.

Nën urdhra të autoriteteve lokale për zhvendosje janë mbi shtatë mijë njerëz në kohë të ndryshme, sipas zyrtarëve provincialë.

Deri në orën 9 paradite, mbi 2.700 tonë ujë për sekondë ishin duke rrjedhur në digën në Goesan, që është sasia maksimale që ajo mund ta zbrazë.

Kompania e trenave tha se do ta ndalë qarkullimin e të gjithë trenave të ngadalshëm dhe të disa trenave të shpejtë, ndërsa linjat e trenave të tjerë të shpejtë mund të shtyhen për shkak të funksionimit më të ngadalshëm, pasi rrëshqitja e dheut, vërshimi i hekurudhave dhe shembja e gurëve po e rrezikojnë sigurinë.

Një tren i ngadalshëm doli nga binarët të premten vonë, kur dheu rrëshqiti dhe ra mbi binarë në provincën e Chungcheong-ut Verior, tha Ministria e Transportit. Inxhinieri u lëndua, por në tren nuk kishte udhëtarë.

Në një takim me agjenci qeveritare të shtunën, kryeministri Han Duck-soo kërkoi që ushtria të angazhohet në mënyrë aktive në veprimet për shpëtim, duke punuar me zyrtarë qeveritarë për mobilizimin e pajisjeve dhe fuqisë njerëzore.

Lajme të ngjashme