Shqiptohet dënimi për amerikanin që kishte vrarë dhjetë njerëz më 2021 - NACIONALE

Shqiptohet dënimi për amerikanin që kishte vrarë dhjetë njerëz më 2021

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulmues që kishte qëlluar për vdekje dhjetë persona në një dyqan në Koloardo të Shteteve të Bashkuara në vitin 2021 është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi të lehtësimit të dënimit.

Trupi gjykues e shpalli 25-vjeçarin Ahmad Al Aliwi Alissa fajtor për dhjetë pikat e aktakuzës për vrasje të shkallës së parë dhe për 45 pika të tjera, raporton televizioni BBC.

Alissa, i cili e kishte transmetuar sulmin masiv në uebfaqen “YouTube”, kurrë nuk kishte mohuar se ishte sulmuesi, por ishte deklaruar i pafajshëm me arsyetimin se ishte çmendur.

Megjithatë, gjykatësit përcaktuan se ai ligjërisht nuk ishte i krisur në kohën e sulmit.

“Drejtësia më në fund është bërë” – tha prokurori i distriktit Boulder, Michael Dougherty, zyra e të cilit e ka trajtuar rastin.

Shqiptimi i dënimit për të akuzuarin erdhi pas një vargu të deklaratave emocionale nga anëtarët e familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre.

“Ai na dha neve burgim të përjetshëm, duke na e plaçkitur familjen. Pse duhet t’i jepet më pak” – tha Olivia MacKenzie, e bija e viktimës Lynn Murray.

Margie Whittington, që e humbi të bijën, Teri Leiker, tha: “Ne duam që sulmuesi të dijë se kjo vrasje na ka ndryshuar ne.”

Alissa i vrau viktimat e moshave 20 deri 65-vjeçare, përfshirë një polic, gjatë ballafaqimit që kishte zgjatur me orë në një dyqan të zinxhirit të njohur të shitoreve, “King Soopers”.

Lajme të ngjashme