Shpalohet plani i fshehtë i BE-së “për të sabotuar ekonominë e Hungarisë” pas grumbullimit të nervozës ndaj Orbanit
Zyrtarët në Bruksel raportohet se kanë thurrur një plan të fshehtë për të sabotuar ekonominë e Hungarisë nëse kryeministri Viktor Orban sërish bllokon pakon mbështetëse prej 50 miliardë eurosh ndaj Ukrainës, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.
Plani, i raportuar nga Financial Times, pasqyron inatin në ngritje nëpër kryeqytetet evropiane ndaj asaj që një diplomat e quajti "politika e shantazhit" që po ndiqet nga kryeministri hungarez, i cili udhëheq shtetin më pro-rus të bllokut.
FT tha se strategjia përfshinte shënjestrimin e ekonomisë së Hungarisë, dobësimin e monedhës së saj dhe uljen e besimit të investitorëve.