Shpallja e aktgjykimit ndaj Trump shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale
Shpallja e aktgjykimit kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump në rastin për blerjen e heshtjes, është shtyrë pas zgjedhjeve presidenciale.
Gjykatësi Juan Merchan ka thënë të premten se shqiptimi i dënimit është shtyrë më 26 nëntor, duke përmendur si arsye mes tjerash “kornizën e veçantë kohore në të cilën kjo çështje gjen veten”.
Në vendimin e së premtës, gjykatësi Merchan ka thënë se rasti i Trump kërkon “që seanca për shqiptimin e dënimit të jetë plotësisht e përqendruar në aktgjykimin e jurisë”.
Ndërkohë, Trump është raportuar se mund të dënohet deri me katër vjet burgim, megjithatë, gjykatësi e ka pushtetin për ta dënuar edhe me gjobë, dënim me kusht, apo dënim të shkurtër me burgim.
Trump ndërkaq, ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe gjykimin e ka cilësuar si të turpshëm.