Shkon në pesë numri i viktimave nga sulmi në Gjermani
Mbrëmjen e së premtes ndodhi një sulm në Magdeburg të Gjermanisë, saktësisht në tregun e Krishtlindjeve.
Media gjermane, Spiegel ka raportuar se numri i të vdekurve ka shkuar në pesë nga ky sulm, raporton The Guardian.
Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar
Deri më tani është arrestuar një person, si i dyshuar për përfshirje, i cili është doktor nga Arabia Saudite.
I njëjti dyshohet se me një makinë ka përplasur personat që ndodhin në treg.