Shkon në mbi 100 numri i të vrarëve nga dy shpërthimet në Iran
Zyrtarët iranianë thanë të mërkurën se mbi 100 persona u vranë nga dy shpërthime të shkaktuara nga “sulme terroriste”, ndërsa shumë të tjerë u plagosën në ceremoninë për shënimin e përvjetorit të vrasjes së komandantit Qassem Soleimani nga një dron amerikan më 2020.
Televizioni shtetëror iranian raportoi për një shpërthim e pastaj për një tjetër gjatë organizimit për përvjetorin e vrasjes së Soleimanit në varrezat ku është varrosur trupi i tij, në qytetin juglindor të Kermanit, raporton agjencia “Reuters”.
Një zyrtar i paidentifikuar i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, se “dy mjete shpërthyese, të vendosura përgjatë rrugës që çon në Varrezën e Martirëve të Kermanit, u aktivizuan nga largësia nga terroristët”.
Reports in Iran say death toll in Kerman blast has risen to 73 and over 170 injured.
— Ariel Oseran (@ariel_oseran) January 3, 2024
State media reports two duffel bags containing explosives were remotely detonated at the entrance of Kerman's Martyrs' Cemetery, where former Quds Force commander Qassem Soleimani is buried.… https://t.co/MH6aypGIN6 pic.twitter.com/fNdXNYtuE5
Babak Yektaparast, zëdhënës i shërbimeve emergjente në Iran, u raportua të ketë thënë se 73 persona ishin vrarë e 170 të tjerë ishin lënduar. Televizioni shtetëror tha më vonë se të paktën 100 njerëz ishin vrarë.
Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Në video të publikuara nga mediat iraniane shihen dhjetëra trupa të shpërndarë, ndërsa disa kalimtarë po mundoheshin që t’i ndihmonin të mbijetuarit. Të tjerë po iknin me vranë nga zona e shpërthimit.
“Një zë i tmerrshëm u dëgjua atje, pavarësisht nga të gjitha masat e sigurisë. Ende jemi duke hetuar”- tha Reza Fallah nga Gjysmëhëna e Kuqe në Kerman.