Shkon në 63 numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë - NACIONALE

Shkon në 63 numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 63 numri i të vdekurve si rezultat i vërshimeve në Spanjë. 62 njerëz kanë vdekur në rajonin e Valencias, ndërsa një grua e moshuar u gjet e vendkur në qytetin Cuenca.

Në një adresim televiziv të mërkurën në mëngjes, kryeministri i vendit, Pedro Sanchez, bëri thirrje për unitet, solidaritet dhe vigjilencë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ne nuk duhet të tregohemi të shkujdesur, sepse fronti i motit ende është duke bërë kërdi dhe nuk mund të themi që ky episod shkatërrues ka përfunduar” – tha ai.

“Ende ka paralajmërime për motin në Andalucia, Valencia, Aragon, Castilly y Leon, Cataluna, Extremadura, Navarra, La Rioja dhe Ceuta. Për këtë arsye, unë u kërkoj njerëzve në ato zona që të kenë kujdes të posaçëm: të qëndrojnë larg rrugëve, ta shmangin udhëtimin afër grykave, shtretërve dhe brigjeve të lumenjve dhe t’ia vënë veshin këshillës së shërbimeve emergjente dhe policisë. Askush nuk duhet ta rrezikojë jetën e vet” – shtoi kryeministri spanjoll.

Ai përmendi disa emergjenca shëndetësore dhe natyrore me të cilat është ballafaquar vendi viteve të fundit, përfshirë pandeminë e koronavirusit, stuhinë “Filomena” më 2021 dhe shpërthimet vullkanike në Ishujt Kanari po atë vit.

“Ne do t’ua shtrijmë dorën dhe ndihmën atyre që nuk mund të hyjnë në shtëpitë e veta ose që janë duke i kërkuar të afërmit, miqtë ose të dashurit, por mbi të gjitha, tani për tani, ne do të qëndrojmë me ata që janë duke vuajtur nga humbja e të dashurve të tyre” – premtoi Sanchezi.

Fillimisht, në Spanjë ishte raportuar për 13 të vdekur nga vërshimet, më pas për 51 viktima, ndërsa shifra e fundit shkoi në 63.

Lajme të ngjashme