Shkon në 17 numri i viktimave nga torandot në ShBA
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital pasi tornadot dhe stuhitë e rrezikshme kanë përfshirë jugun dhe perëndimin e mesëm në ShBA.
Vetëm të shtunën janë konfirmuar shtatë vdekje të lidhura me motin ne Tennessee, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 17.
Ndërkohë, zyrtarët lokalë kanë thënë se më se 50 raporte për tornado janë regjistruar në të paktën shtatë shtete të vendit, përfshirë Arkansas ku humbën jetën pesë persona.
Më shumë tornado mund të jenë në rrugë
Sipas Qendrës së Parashikimi të Stuhive, në Indianën juglindore, Ohio dhe Kentucky priten edhe më shumë tornado.
Një vëzhgim për tornado ka hyrë në fuqi edhe për Alabamën qendrore dhe verilindore – përfshirë Birminghamin dhe Gjeorgjinë veriperëndimore.
Stuhitë e forta të së premtes erdhën një javë pasi moti i ashpër pushtoi juglindjen dhe vrau të paktën 26 njerëz. Është bërë e ditur se edhe një tornado gjatë natës ka rrafshuar pjesën më të madhe të Rolling Fork, Mississippi, ku erërat maksimale kishin arritur në 170 mph.
Ndërsa nga PoëerOutage.us është bërë e ditur se më shumë se 450,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur në errësire në të gjithë Indianën, Illinois, Arkansas dhe Tenesi, me rreth një të tretën e ndërprerjeve të raportuara në Indiana.
