Shkon në 14 numri i të vdekurve nga tërmeti në Vanuatu - NACIONALE

Shkon në 14 numri i të vdekurve nga tërmeti në Vanuatu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ende pati njerëz të ngujuar nën një ndërtesë të shembur në kryeqytetin e Vanuatus, Port Vila, të mërkurën, një ditë pasi një tërmet me fuqi prej 7,4 shkallësh e goditi shtetin e vogël të Paqësorit, duke lënë të vdekur 14 njerëz, përfshirë dy shtetas kinezë.

Tre persona ishin duke komunikuar me ekipet e shpëtimit nga brendësia e rrënojave të një ndërtese, ndërsa dy të mbijetuar ishin nxjerrë nga mbetjet e një ndërtese tjetër, tha komisionari i policisë, Robson Iavro, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Deri më tani janë regjistruar 14 viktima të konfirmuara, përfshirë katër nga një ndërtesë e shembur, thuhet në një raport të Zyrës Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Shefi i Zyrës së Terrenit të UNICEF-it në Vanuatu, Eric Durpaire, tha se kontaminimi i ujit është shqetësim i madh.

“Ne tashmë pamë këtë mëngjes shtim të numrit të fëmijëve me diarre, që do të thotë se ata kanë filluar të pinë ujë të kontaminuar, sepse furnizimi me ujë është thyer” – tha ai në një intervistë me agjencinë “Reuters”.

Ambasadori i Kinës në Vanuatu ka konfirmuar se dy shtetas kinezë ishin në mesin e të vdekurve.

Biznesmenti nga Vanuatu, Milroy Cainton, tha se përderisa përpjekjet për shpëtim kishin vazhduar në ndërtesën “Billabong”, nuk kishte nxjerrje të trupave në një ndërtesë tjetër, ku dy kinezë dhe një rojë sigurie besohej se kishin vdekur./Nacionale

Lajme të ngjashme