Shkencëtarët mund të kenë zbuluar pse thinjen flokët
Shkencëtarët besojnë se mund ta kenë zbuluar mekanizmin që e shkakton thinjen e flokëve, gjë që mund të ofrojnë ndihmë për zhvillimin e një trajtimi për ndryshimin e qelizave për ta kthyer prapa ose për ta ndalur procesin.
Sipas një studimi të ri, qelizat burimore mund të bllokohen me plakjen e flokëve dhe e humbin mundësinë për t’u pjekur e për ta ruajtur ngjyrën e flokëve, raporton gazeta “The Guardian”.
Qeliza të caktuara burimore – të cilat mund të zhvillohen në lloje të ndryshme – kanë një aftësi unike për të bërë tranzicion mes ndarjeve të rritjes në folikula. Këto qeliza e humbin aftësinë për t’u rritur me kalimin e moshës, duke rezultuar në shfaqjen e thinjave.
Studimi ishte i përqendruar në qelizat e lëkurës së minjve dhe që gjenden edhe në njerëz. Këto qeliza quhen qeliza burimore melanocite.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga hulumtuesit e shkollës mjekësore të Universitetit "Grossman" të Nju Jorkut, sugjeruan se nëse rezultatet e tyre vlejnë edhe për njerëzit, ato do të mund të hapnin një rrugë të mundshme për t’i kryer prapa ose për t’i parandaluar thinjat.
Udhëheqësi i hulumtimit, Qi Sun, tha: “Mekanizmat e zbuluar rishtazi e ngrenë mundësinë se pozicionimi i njëjtë i fiksuar i qelizave burimore melanocite mund të ekzistojnë në njerëz. Nëse është kështu, kjo përfaqëson një rrugë të mundshme për kthimin ose parandalimin e thinjave në flokët e njeriut duke i ndihmuar qelizat e ngecura që të lëvizin përsëri mes ndarjeve të folikulave për zhvillimin e flokëve.”
Ngjyra e flokëve kontrollohet nga ajo nëse fushat që shumohen vazhdimisht të qelizave burimore melanocite brenda folikulave të flokëve e marrin sinjalin për t’u bërë qeliza të pjekura, të cilat bëjnë pigmente proteinash që janë përgjegjëse për ngjyrën.
Hulumtuesit zbuluan se gjatë rritjes normale të flokëve, qelizat vazhdimisht sillen mes ndarjeve të folikulit zhvillues të flokëve. Brenda këtyre ndarjeve, qelizat burimore melanocite u eskpozohen sinjaleve që ndikojnë në pjekurinë e tyre.
Shkencëtarët zbuluan se qelizat burimore melanocite transformohen mes gjendjes së tyre më primitive të qelizës burimore dhe fazës së ardhshme të pjekjes varësisht nga vendndodhja e tyre.
