ShBA vendos sanksione ndaj Hamasit - NACIONALE

ShBA vendos sanksione ndaj Hamasit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste, dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit.

Sipas “REL”, kjo është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Njëkohësisht, raportohet se sanksione ka vendosur edhe bashkimi Evropian.

Sipas Dapartamentit, sanksionet kanë shënjestuar Hudhayfa Samir ‘Abdallah al-Kahlut, i njohur si “Abu Ubaida”, i krahur ushtarak të Hamasit në Gazë që nga viti 2007.

Sanksionet kanë shënjestuar edhe William Abu Shanab, Bara’a Hasan Farhat dhe Khalil Muhammad

“Veprimi i sotëm i përbashkët përforcon përqendrimin tonë të vazhdueshëm, kolektiv të pengimit të aftësisë së Hamasit për të kryer sulme të mëtejme, përfshirë në luftën kibernetike dhe në prodhimin e dronëve.”

Vlen të theksohet se kjo nënkupton që të gjitha pronat dhe interesat që kanë personat e sanksionuar në ShBA do të bllokohen.

Lajme të ngjashme