ShBA përballet me kritika për veton ndaj rezolutës së OKB-së për armëpushimin në Gaza
ShBA po përballet me kritika të ashpra pasi vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, shkruan CNN.
Të paktën 97 vende të tjera u bashkuan në përpjekje, duke bashkë-sponsorizuar projektligjin e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Trembëdhjetë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishin në favor të projekt-rezolutës, ndërsa ShBA vendosi veton dhe Britania e Madhe abstenoi. Ishte hera e gjashtë që Këshilli i Sigurimit përpiqej të arrinte konsensus.
Të premten mbrëma, Departamenti Amerikan i Shtetit u transmetoi ligjvënësve një deklaratë emergjente për shitjen e mijëra municioneve Izraelit, sipas CNN.