ShBA-ja thotë se ka vrarë 49 udhëheqës të lartë iranianë e ka fundosur 11 anije
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se “49 prej udhëheqësve më të lartë të regjimit iranian” janë vrarë gjatë sulmeve amerikane në Iran.
Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, ajo i paraqiti objektivat e operacionit amerikan, ku përfshihej “parandalimi i këtij regjimi radikal” nga kërcënimi ndaj ShBA-së, raporton televizioni BBC.
“Vrasja e terroristëve është e mirë për Amerikën. 49 prej udhëheqësve më të lartë të regjimit iranian – përfshirë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei – tashmë janë fshirë nga faqja e Tokës deri më tani në sulmet hapëse të operacionit Furia Epike” – tha ajo.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit, duke e lënë Iranin pa anije në atë zonë.
“Dy ditë më parë, regjimi iranian pati 11 anije në Gjirin e Omanit, sot ata kanë ZERO” – thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetin X.
“Regjimi iranian e ka ngacmuar dhe e ka sulmuar lundrimin ndërkombëtar në Gjirin e Omanit me dekada. Ato ditë kanë përfunduar. Liria e lundrimit detar e ka përforcuar mirëqenien ekonomike amerikane dhe globale për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë që ta mbrojë atë” – thuhet më tej.