ShBA-ja thotë se asnjë anije s’e theu bllokadën e saj detare në Hormuz në 24 orët e para - NACIONALE

ShBA-ja thotë se asnjë anije s’e theu bllokadën e saj detare në Hormuz në 24 orët e para

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se asnjë anije nuk e ka thyer bllokadën e forcave të saj ndaj porteve dhe zonave bregdetare iraniane në 24 orët e para të kësaj mase.

Komanda Qendrore e Ushtrisë së ShBA-së tha se mbi 10 mijë pjesëtarë personeli, krahas dhjetëra luftanijeve e aeroplanëve, janë të përfshirë në zbatimin e bllokadës detare, raporton televizioni BBC.

Kjo komandë tha se gjashtë anije tregtare “e respektuan udhëzimin nga forcat amerikane” për t’u kthyer prapa dhe për të “rihyrë në një port iranian”.

Përditësimi nga forcat amerikane vjen pas disa të dhënave për përcjelljen e anijeve, të vërtetuara nga BBC-ja, ku tregohet se katër anije të lidhura me Iranin kishin kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit pas fillimit të bllokadës detare nga forcat amerikane.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se bllokada po zbatohet kundër anijeve të të gjitha shteteve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, ndërsa thotë se vazhdon ta “mbështesë lirinë e lundrimit” për anijet që nuk janë duke lundruar nga Irani ose drejt këtij shteti.

Lajme të ngjashme