ShBA-ja pritet ta ekzekutojë atë që ka pranuar se ia përdhunoi e vrau të dashurën dilerit - NACIONALE

ShBA-ja pritet ta ekzekutojë atë që ka pranuar se ia përdhunoi e vrau të dashurën dilerit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, i cili ka pranuar se e kishte rrëmbyer, e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte qëlluar për vdekje të dashurën 18-vjeçare të dilerit të tij të drogës, pritet të ekzekutohet të mërkurën.

Mbetjet e Bridget Townsend-it nuk ishin gjetur deri në tetor të vitit 2002, dy vjet pasi ishte zhdukur, kur Ramiro Gonzalez-i, që ishte dënuar me dy dënime me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe përdhunimin e një gruaje tjetër, i çoi autoritetet te vendi në jugperëndim të Teksasit, ku e kishte lënë trupin e saj, raporton gazeta “The Guardian”.

Gonzalez-i, 41 vjeç, ishte dënuar për të shtënat vdekjeprurëse ndaj adoleshentes, pasi kishte vjedhur drogë dhe të holla dhe e kishte rrëmbyer atë në janar të vitit 2001 nga një shtëpi në distriktin Bandera, në veriperëndim të San Antonios. Ai e kishte dërguar Townsend-in në rançin e familjes së tij në distriktin fqinj, Medina, ku e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte vrarë.

Avokatët e Gonzalezit kanë kërkuar nga Gjykata Supreme e ShBA-së që ta pezullojë ekzekutimin e të dënuarit, duke argumentuar se ai e ka marrë përgjegjësinë për atë që e ka bërë dhe që një dëshmitar ekspert i prokurorisë tani thotë se kishte gabuar gjatë dëshmisë se Gonzalezi do të ishte rrezik në të ardhmen për shoqërinë, rezultat ligjor që nevojitet për ta shpallur dënimin me vdekje.

Avokatët e Gonzalezit argumentojnë se gjykata e Teksasit për shkelje penale ia ka shkelur atij të drejtat kushtetuese përmes refuzimit për t’i shqyrtuar pretendimet se një ekspert i prokurorisë, psikiatri Edward Gripon, ka pohuar në mënyrë të gabuar se Gonzalezi do të ishte rrezik në të ardhmen. Pas rivlerësimit të Gonzalezit më 2022, Griponi tha se parashikimi i tij ishte i gabuar.

Prokurorët e përshkruan Gonzalezin si grabitqar seksual që i kishte thënë policisë se i kishte shpërfillur lutjet e 18-vjeçares për t’ia kursyer jetën. Ata argumentuan se trupi gjykues ka marrë vendim të duhur për dënimin me vdekje, sepse ai kishte histori të gjatë kriminale dhe nuk shfaqte keqardhje.

Lajme të ngjashme