ShBA-ja humb një aeroplan luftarak 60-milionësh, rrëshqiti nga aeroplanmbajtësja e ra në det - NACIONALE

ShBA-ja humb një aeroplan luftarak 60-milionësh, rrëshqiti nga aeroplanmbajtësja e ra në det

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan luftarak i tipit “F/A-18 Horner” i forcave detare amerikane është humbur në det, pasi rrëshqiti nga nëndetësja “USS Harry S. Truman” përderisa po tërhiqej, tha të hënën në një deklaratë forca detare.

Një zyrtar amerikan tha se raportet fillestare nga vendi i ngjarjes tregojnë që aeroplanmbajtësja bëri një kthim të fortë për t’iu shmangur zjarrit të rebelëve Houthi të Jemenit, gjë që ndikoi në rënien e aeroplanit luftarak nga kuverta, raporton televizioni CNN.

Rebelët Houthi të hënën pretenduan se kishin kryer një sulm me dronë e raketa ndaj aeroplanmbajtëses amerikane, e cila ndodhet në Detin e Kuq si pjesë e një operacioni të ushtrisë amerikane kundër grupit të përkrahur nga Irani.

Forca detare amerikane tha se i gjithë personeli i aeroplanmbajtëses është në gjendje të rregullt, ndërsa një detar pësoi lëndim të lehtë.

“(Aeroplani) F/A-18E ishte në mënyrë aktive duke u tërhequr në hangar, kur ekuipazhi i lëvizjes e humbi kontrollin e aeroplanit. Aeroplani dhe mjeti për tërheqje u humbën anash anijes” – thuhet në deklaratë.

“Detarët që po e tërhiqnin aeroplanin ndërmorën veprim të menjëhershëm që të qëndronin larg aeroplanit para se ai të binte anash anijes. Një hetim është duke u zhvilluar” – thuhet më tej.

Një zyrtar tjetër amerikan i tha televizionit CNN se aeroplani është fundosur. Sipas forcave detare amerikane, një aeroplan luftarak i tipit F/A-18 kushton më shumë se 60 milionë dollarë.

Aeroplanmbajtëset e forcave detare amerikane – luftanijet më të mëdha në botë me gjatësi prej rreth 330 metrash – janë në mënyrë të befasueshme të manovrueshme për madhësinë që e kanë.

Hollësitë e sakta të kthimit që e bëri luftanija “USS Harry S. Truman” për ta shmangur zjarrin nga rebelët Houthi nuk janë publikuar./Nacionale

Lajme të ngjashme