ShBA-ja e mbështet përdorimin e aseteve të ngrira ruse nga BE-ja për ta ndihmuar fundin e luftës, thotë burimi - NACIONALE

ShBA-ja e mbështet përdorimin e aseteve të ngrira ruse nga BE-ja për ta ndihmuar fundin e luftës, thotë burimi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht përdorimin e aseteve të ngrira ruse nga Bashkimi Evropian si vegël për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, i tha të premten agjencisë “Reuters” një zyrtar i afërt me çështjen.

Uashingtoni “absolutisht e mbështet [BE-në] dhe hapat që ajo po i ndërmerr aktlualisht për të qenë në pozicion që t’i shfrytëzojë ato asete si vegël” – tha burimi, duke kërkuar që të mbetej anonim.

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi trupa në Ukrainë më 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore dhe Ministrinë e Financave të Rusisë, duke bllokuar rreth 300 miliardë dollar asete sovrane ruse.

Propozimi evropian është duke u mbajtur pezull për shkak të shqetësimeve nga Belgjika, ku po mbahen shumica e aseteve.

Gjermania sugjeroi të premten se rastet e fundit ku janë parë dronë mbi aeroporte dhe baza ushtarake në Belgjikë ishin një porosi nga Moska për të mos i prekur asetet e ngrira. Rusia ka mohuar se ka ndonjë lidhje me incidentet dhe ka premtuar “kundërpërgjigje të dhimbshme”, nëse asetet e saj konfiskohen.

Në një përpjekje të përtërirë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, presidenti amerikan, Donald Trump, muajin e kaluar vendosi sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, “Rosneft” dhe “Lukoil”, duke ia ashpërsuar edhe më shumë masat ndëshkuese Moskës, por edhe atyre vendeve që bëjnë tregti me të.

Lajme të ngjashme