ShBA-ja e Irani pajtohen për shtetin ku do t’i mbajnë bisedimet – ende jo për agjendën - NACIONALE

ShBA-ja e Irani pajtohen për shtetin ku do t’i mbajnë bisedimet – ende jo për agjendën

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar që të zhvillojnë bisedime të premten në Oman, sipas zyrtarëve të të dyja palëve, edhe pse mbeten me mospajtime për këmbënguljen e Uashingtonit që në diskutime të përfshihet edhe arsenali raketor i Teheranit dhe zotimi i Iranit që të bisedojë vetëm për programin e vet bërthamor.

Përpjekja delikate diplomatike vjen në kohën e tensioneve të ngritura, kur forcat amerikane janë grumbulluar në Lindjen e Mesme dhe lojtarët rajonalë po synojnë që të shmangin një ballafaqim ushtarak për të cilin shumë kanë frikë se mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Dallimet e ditëve të fundit rreth temave dhe vendit se ku duhet të zhvillohen këto bisedime kanë ngritur dyshime për atë nëse takimi do të mbahet, duke e lënë të hapur mundësinë që presidenti amerikan, Donald Trump, ta urdhërojë zbatimin në praktikë të kërcënimit të tij për ta sulmuar Iranin.

Kur u pyet të mërkurën nëse lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duhet të jetë i brengosur, Trumpi televizionit “NBC News” i tha: “Do të thosha se ai duhet të jetë shumë i brengosur. Po, duhet të jetë.” Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se “ata [iranianët] janë duke negociuar me ne”, por nuk dha hollësi.

Pasi foli Trumpi, zyrtarë amerikanë e iranianë thanë se dy palët ishin pajtuar për ta ndryshuar vendin e bisedimeve në qytetin Muscat, pasi fillimisht ishin pajtuar që të takoheshin në Stamboll.

Lajme të ngjashme