Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë dhe arratiset, arrestohet një polic dhe nis kërkimi
Një zëdhënës i policisë rajonale në Katalonjë të Spanjës ka konfirmuar se njëri prej pjesëtarëve të kësaj force është arrestuar në lidhje me hetimin për arratisjen e separatistit katalonjas, Carles Puigdemont.
Mediat spanjolle kanë raportuar se një veturë që i përkiste policit rajonal të forcës “Mossos d’Esquadra” ishte përdorur në arratisjen e separatistit, raporton gazeta “The Guardian”.
Zëdhënësi i policisë lokale tha se organi i rendit nuk kishte koment për këtë çështje përtej konfirmimit të arrestimit.
Autoriteti katalonjas i transitit më herët se ishin vendosur blloqe në rrugë, përderisa kërkimi i separatistit nga policia po shkaktonte tollovi në trafik.
Kryetari i Partisë Popullore, Alberto Nunez Feijoo, e quajti rastin e të enjtes “poshtërim të padurueshëm”. “Është e dhimbshme ta shikosh këtë çmenduri drejtpërdrejt – çmenduri për të cilën [kryeministri] Pedro Sanchez është para së gjithash përgjegjës. Dëmtimi i imazhit të Spanjës kështu është i pafalshëm” – shtoi ai.
Më herët raportohej se policia në Katalonja e ka nisur “Operacionin Jaula” (“Kafazi”), duke ndalur e duke kontrolluar automjete që po lëviznin drejt kufirit me Francën si dhe duke zhvilluar kontrolle përreth qendrës së Barcelonës./Nacionale