Separatistët humbin shumicën në Katalonjë - NACIONALE

Separatistët humbin shumicën në Katalonjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënuan fitore në zgjedhjet rajonale katalonase të mbajtura të dielën, më 12 maj, në të cilat Carles Puigdemont dhe separatistët e tjerë humbën shumicën pas dhjetë vjetësh në pushtet.

Votimet e së dielës u mbajtën gjashtë vjet pasi Puigdemont udhëhoqi përpjekjen e dështuar për pavarësi, që nxiti një prej krizave më të këqija politike në Spanjë në dekada.

Të udhëhequr nga Salvador Illa – që ka qenë ministër i Shëndetësisë në Spanjë gjatë pandemisë së koronavirusit – partia e Socialistëve Katalanas fitoi 42 nga 135 ulëset e Parlamentit rajonal, apo nëntë ulëse më shumë sesa në zgjedhjet paraprake të mbajtura më 2021.

Duke e cilësuar rezultatin si historik, Sanchez shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se këto rezultate zgjedhore do të shënojnë nisjen “e një epoke të re në Katalonjë”.

“Një epokë e re për të gjithë katalanët, pavarësisht se çfarë mendojnë ata”, tha Illa para mbështetësve të tij gjatë një fjalimi pas fitores. /REL

Lajme të ngjashme