Sekretari Hegseth e viziton Zonën e Demilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut - NACIONALE

Sekretari Hegseth e viziton Zonën e Demilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, të hënën e vizitoi Zonën e Demilitarizuar përgjatë kufirit mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut si pjesë e një vizite në Korenë e Jugut, tha Ministria e Mbrojtjes në Seul.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në zonën e fortifikuar fort erdhi para bisedimeve ku pritet të përfshihet qëllimi i Uashingtonit për ta riformësuar rolin e trupave amerikane në Kore, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Hegsethi arriti në zonën kufitare me një helikopter ushtarak amerikan dhe u takua me ministrin e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Ahn Gyu-back, sipas pamjeve të publikuara nga kjo ministri.

“Besoj se kjo ka një peshë simbolike dhe deklarative në vete, duke e dëshmuar fuqinë e aleancës Kore e Jugut – ShBA dhe pozicionin e përbashkët të mbrojtjes” – tha ministri Ahn për vizitën e sekretarit amerikan në Zonën e Demilitarizuar.

Shefat e mbrojtjes pritet që të martën ta mbajnë organizimin vjetor, Takimi Konsultues për Sigurinë, forumi i nivelit më të lartë ku dy vendet e skicojnë rrjedhën e aleancës së tyre ushtarake dhe mbrojtjen e Koresë së Jugut nga fqinji verior që ka armë bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ministri Ahn dhe sekretari Hegseth do t’i diskutojnë gatishmërinë e kombinuar të mbrojtjes kundër Koresë së Verior dhe bashkëpunimit për sigurinë rajonale si dhe mbrojtjen kibernetike e raketore./Nacionale

Lajme të ngjashme