Sekretari Blinken mbërrin në Izrael - NACIONALE

Sekretari Blinken mbërrin në Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv përpara bisedimeve me zyrtarët izraelitë të martën, raporton The Guardian.

Blinken zbarkoi në Izrael pas takimit me krerët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite si pjesë e turneut të tij të katërt në Lindjen e Mesme që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Para se të largohej nga Al Ula pas takimit me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Blinken tha se pati dakordim për koordinuar përpjekjet në stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Gazës.

"Ne ramë dakord të punojmë së bashku dhe të koordinojmë përpjekjet tona për të ndihmuar në stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Gazës ... dhe për të punuar drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë." - tha ai.

Lajme të ngjashme