Së paku 60 të vdekur nga përmbytja e një barke në Nigeri - NACIONALE

Së paku 60 të vdekur nga përmbytja e një barke në Nigeri

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paktën 60 njerëz vdiqën, pasi një barkë me të cilën po lundronin kryesisht gra e fëmijë, duke u kthyer nga një festival religjioz në shtetin Niger të Nigerisë u përmbyt këtë javë, tha një zyrtar lokal.

Rreth 160 njerëz tashmë janë shpëtuar, pasi barka e drunjtë me të cilën po lundronin gati 300 pasagjerë u përmbyt të martën në mbrëmje në Lumin Niger rreth komunitetit Gbajibo, tha Jibril Abdullahi Muregi, drejtor i zonës Mokwa të qeverisjes lokale, raporton agjencia “Reuters”.

Barka ishte duke u kthyer në Gbajido nga Mundi pas shënimit të festivalit vjetor të Maulud-it, kur ndodhi tragjedia, tha Muregi në një deklaratë të mërkurën vonë.

Ai shtoi se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar ende. Nuk qe e qartë pse ishte përmbytur barka.

Sidoqoftë, mbingarkimi dhe mirëmbajtja e dobët janë përgjegjëse për shumicën e aksidenteve me barka në rrugët ujore të Nigerisë.

Lajme të ngjashme