Së paku 34 të vdekur nga cikloni “Chido” në Mozambik, thotë OKB-ja - NACIONALE

Së paku 34 të vdekur nga cikloni “Chido” në Mozambik, thotë OKB-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën 34 njerëz e kanë humbur jetën nga cikloni “Chido” në Mozambik që nga arritja e stuhisë në territor tokësor të dielën, tha të martën agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, duke cituar shifra të agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive në shtetin afrikan.

Ishulli i vogël francez në Oqeanin Indian, Mayotte, pësoi më së shumti nga stuhia e fuqishme. Besohet se qindra ose madje edhe mijëra njerëz e kanë humbur jetën, përderisa cikloni lëvizi drejt Mozambikut në jug të Afrikës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Deri më 17 dhjetor 2024, gjithsej 174.158 njerëz vlerësohet se ishin prekur, me 34 njerëz të vdekur e 319 të lënduar” – tha agjencia OCHA në një deklaratë, duke e cituar Institutin për Fatkeqësi Natyrore në Mozambik.

Është raportuar se Franca do të dërgojë 1.200 zjarrfikës, forca të sigurisë e punëtorë shpëtimi, si dhe ndihma me dhjetëra tonë tenda, shtretër, ushqim e ujë.

Lajme të ngjashme