Së paku 31 të vdekur nga një ciklon i fuqishëm në Madagaskar - NACIONALE

Së paku 31 të vdekur nga një ciklon i fuqishëm në Madagaskar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Së paku 31 njerëz kanë vdekur, pasi një ciklon i fuqishëm e goditi Madagaskarin, tha autoriteti për menaxhimin e katastrofave në shtetin ishullor afrikan në Oqeanin Indian.

Cikloni “Gezani” arriti në territor tokësor të martën, duke e goditur portin kryesor të ishullit, Toamasina. Zyra për menaxhimin e katastrofave e Madagaskarit tha se ka “kaos të plotë” – raportime se disa shtëpi janë shembur në zonën e prekur, ku janë gjetur trupat e viktimave, raporton televizioni BBC.

Disa lagje mbetën në terr për shkak të prishjes së linjave të energjisë, ndërsa drurët u nxorën me rrënjë e kulmet e ndërtesave u hoqën.

“Ajo që ndodhi është katastrofë, gati 75 për qind e qytetit Toamasina u shkatërrua” – tha komandanti i ushtrisë, Kolonel Michael Randrianirina, i cili e mori pushtetin në tetor.

Zyra Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut dhe Katastrofave tha se shumë njerëz vdiqën, kur shtëpitë u shembën. Cikloni e goditi qytetin Toamasina, i dyti më i madh në vend, me erë që e arriti shpejtësinë prej 250 kilometrash në orë.

Zyra për menaxhimin e katastrofave ka evakuuar dhjetëra njerëz të lënduar dhe qindra banorë nga një distrikt përreth qytetit Toamasina, ku banojnë rreth 400.000 njerëz.

Lajme të ngjashme