Së paku 21 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, thonë mjekët - NACIONALE

Së paku 21 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, thonë mjekët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zjarri i armëve dhe sulmet ajrore izraelite lanë të vrarë të paktën 21 palestinezë në Rripin e Gazës të enjten, thanë autoritetet shëndetësore lokale, përderisa ndërmjetësit kontaktuan me Izraelin e Hamasin për ta kërkuar rifillimin e bisedimeve për armëpushim për përfundimin e luftës.

Autoritetet shëndetësore lokale thanë se një sulm ajror izraelit la të vrarë të paktën nëntë të vrarë në një shkollë ku po strehoheshin familje të zhvendosura në Sheikh Radwan të Qytetit Gaza, ndërsa një sulm tjetër la të vrarë nëntë njerëz afër një kampi tendash në Khan Younis në jug të enklavës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Tre njerëz të tjerë u vranë nga të shtënat izraelite dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur turma e njerëzve po priste kamionë me ndihma nga Kombet e Bashkuara përgjatë një rruge kryesore në pjesën qendrore të Gazës, thanë mjekët. Ky ishte incidenti më i ri në një varg rastesh me shumë viktima në pikat e shpërndarjes së ndihmave.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite për incidentet e së enjtes. Izraeli thotë se po synon që t’i eliminojë militantët e Hamasit, të cilët e sulmuan pjesën jugore të Izraelit më 2023 dhe morën peng qindra njerëz.

Viktimat e reja u shënuan në kohën kur Egjipti dhe Katari, të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, po i kontaktojnë palët e konfliktit në përpjekje për të mbajtur bisedime të reja për armëpushim, por nuk u caktua koha e saktë për një rund të ri, sipas burimeve të Hamasit.

Lajme të ngjashme