Së paku 14 të vdekur nga stuhitë në Teksas, Arkansas e Oklahoma - NACIONALE

Së paku 14 të vdekur nga stuhitë në Teksas, Arkansas e Oklahoma

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipet e kërkimit të dielën i vazhduan kërkimet nëpër mbetjet e lëna nga stuhitë që kanë përfshirë disa shtete të ShBA-së, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona e duke shkatërruar qindra ndërtesa. Meteorologët paralajmëruan për vazhdimin e motit të ashpër.

Të paktën shtatë persona u shuan dhe gati 100 të tjerë u lënduan të shtunë në mbrëmje, kur një tornado e fuqishme goditi komunitete në veri të Teksasit, afër kufirit me Oklahomën, tha të dielën guvernatori Greg Abbott, raporton agjencia “Reuters”.

Ai tha se dy fëmijë, njëri 2 e tjetri 5 vjeç, nga e njëjta familje, ishin në mesin e të vdekurve në qytezën Cooke County dhe përreth saj.

Më shumë se 200 shtëpi dhe struktura të tjera janë futur në listë si të shkatërruara, ndërsa 120 ndërtesa të tjera si të dëmtuara në një zonë që shtrihet përgjatë më shumë se 80 kilometrave, tha guvernatori i Teksasit.

Dhjetëra vozitës i braktisën automjetet e tyre në një autostradë dhe u vendosën në një vendndalim për kamionë për të kërkuar strehim në kohën e stuhisë. Guvernatori tha se rreth 125 persona u strehuan brenda një pompe të benzinës.

Të gjitha atje mbijetuan, por ekipeve të shpëtimit iu desh rreth një orë për të liruar shumë që ishin ngujuar nën rrënoja.

“Vetëm po prisja që të na kapte ose të përplaste diçka mbi ne. Nuk di se nuk na vrau [stuhia]” – tha Elizabeth Hernandez, e cila ishte futur në tualetin e ndërtesës.

Lajme të ngjashme