Scholzi e godet tërthorazi Trumpin: Kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë - NACIONALE

Scholzi e godet tërthorazi Trumpin: Kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, duke folur në Berlin krahas kryeministres daneze, Mette Frederiksen, u duk sikur i dërgoi tërthorazi një porosi presidentit amerikan, Donald Trump, duke bërë një deklaratë mjaft të qartë rreth integritetit territorial.

Duke folur në gjuhën gjermane, mësa dukej duke iu referuar Ukrainës, kancelari gjerman tha: “Ne do ta përkrahim Ukrainën në shtrirjen e sovranitetit të saj dhe lirisë së saj për aq gjatë sa të nevojitet me partnerët tanë në Uashington. Për këtë arsye, ne tani pajtohemi se kjo luftë duhet të përfundojë, por nuk duhet të jetë paqe e diktuar”, raporton gazeta “The Guardian”.

“Putini duhet të jetë i qartë se ai po i dërgon ushtarët e vet në një betejë të pakuptimtë. Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare. Rusia e shkeli këtë parim me sulmin e saj ndaj Ukrainës...” – shtoi Scholz-i.

Megjithatë, ai vazhdoi: “Parimi duhet të vlerë për të gjithë. Unë e bëra këtë të qartë përsëri nga ky vend para disa ditëve. Kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë.”

Kancelari gjerman shtoi edhe disa fjalë – në mënyrë të pazakontë – në gjuhën angleze, me pamje të vrazhdë në fytyrë: “Për ata që mund t’u referohemi.”

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar përdorimin e mjeteve ushtarake ose ekonomike për ta marrë nën kontroll Grenlandën, ishull gjigant i Arktikut, territor autonom i Danimarkës. Danimarka ka thënë se ishulli nuk është në shitje.

Lajme të ngjashme